PARASHIKIMI I MOTIT PËR JAVËN E FUNDIT TË SHTATORIT

- in Lajme

Java e fundit e muajit shtator do të vijojë me kushte të ndryshueshme meteorologjike, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius.

“Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave”, ka njoftuar Instituti.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s./Gazeta Express