PETKOVIQ: SITUATA TË KTHEHET PARA 20 SHTATORIT DHE PASTAJ SHKOJ NË BRUKSEL

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq deklaroi se nuk do të shkojë në Bruksel nëse situata sa i përket reciprocitetit nuk kthehet siç ishte para 20 shtatorit.

 

“Me lëvizjet e njëanshme nga Prishtina, ne jemi në një situatë ku kriza, e shkaktuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërcënon të kthehet në diçka shumë më tepër”, tha ai.

Petkoviq shtoi se situata duhet të kthehet në periudhën e para 20 shtatorit, para se të vendosej masa e reciprocitetit ndaj automjeteve me targa nga Serbia dhe vetëm atëherë ai do të shkojë në Bruksel dhe do të bisedojë me palën kosovare.

Reagimi i Petkoviq erdhi pas situatës së krijuar së fundi në veri, ku serbët duhet të vendosin targat e përkohshme, duke i larguar ato serbe në rast se duan të hyjnë në territor të Kosovës.