Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021/22 arsimi publik në nivelin Bachelor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet e Doktoraturës do të ketë lehtësime.
Kurti këtë deklaratë e bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Nga 1 tetori i këtij viti, duke filluar nga vitit akademik 2021/22 arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master. Ndërsa, për studentët e doktoraturës do të ketë lehtësime të veçanta”, deklaroi Kurti.