​LAJÇAK TAKON BISLIMIN, KOORDINOHEN PËR HAPAT E ARDHSHËM TË DIALOGUT

- in Lajme

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, me të cilin ka biseduar për hapat e mëtutjeshëm rreth procesit të dialogut.

 

Këtë lajm e ka bërë të ditur Lajçak përmes një statusi në Twitter.

 

“Me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi, kisha një diskutim të thelluar për takimin e javës së kaluar në Bruksel dhe rreth përgatitjes për hapat e ardhshëm të procesit të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.

 

Gjatë ditës Lajcak është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.