Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës ku sot u shkaktuar zjarr, tha se sipas njoftimeve të para sot në orën 21:02 minuta te zjarrfikësit është paraqitur rasti për shpërthimin e zjarrit.
Arifi tha se ende nuk dihtet për numrin e viktimave.
Për media deklaratë dha edhe zv. komandiri i zjarrfikësve në Tetovë i cili tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45.
Ai tha se derisa po digjej spitali i modeluar ka vazhduar nxjerrja e viktimave që ishin brenda, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm një rast vdekje.
Ai tha se ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrit./Telegrafi/