VIKTIMA E DYTË NË PEJË ËSHTË ISH-KANDIDATI I PDK-SË PËR KOMUNËN E DEÇANIT

- in Lajme

Të shtëna me armë zjarri pati sonte në qytetin e Pejës, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme ekonomike ‘Ali Hadri’.

 

Si pasojë e këtyre të shtënave jetën humbi kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj.

Por përpos Ademaj jetën humbi edhe Blerand Kadriaj, ish kandidati i PDK-së për Komunën e Deçanit.
Nga detajet e deritanishme theksohet se të shtënat me armë ishin në drejtim të njëri tjetrit, por si pasojë i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt.

Në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë arritur edhe njësitë emergjente, por që dy nga viktimat janë dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës.

Deri më tani nga Policia e Kosovës nuk janë dhënë detaje shtesë kurse rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë./Lajmi.net/