DY TË VRARË DHE NJË I PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË PEJË

- in Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dyshohet se dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Policia në Pejë ka thënë për Telegrafin, se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

Bëhet e ditur, njëri nga ta është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). /Telegrafi.