Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është pyetur për asgjësimin e 133 mijë vaksinave të llojit Astra Zeneca. Ndërsa, nuk është përgjigjur se a duhet të jap dorëheqje pas kësaj situate.
“Disa teori konspirative dhe deklarata jo të matshme për afatin e vaksinave, bën që qytetarët të hezitojnë të marrin vaksinën Asta-Zeneca. Vetëm gjatë muajit gusht Kosova ka administruar 412 mijë vaksina”, u shpreh ai.
Vitia ka theksuar se janë refuzuar disa donacione me vaksina për shkak të rrezikut që as ato nuk do të kenë mundësi të administrohen.