Gjergj Dedaj më 12 maj ishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, së bashku me 11 ambasadorë të tjerë.
Tash kur kanë kaluar disa muaj nga vendimi i presidentes Vjosa Osmani, Dedaj ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Dedaj në këtë intervistë për Gazetën SCANNR, ka thënë se vetëm një klasë politike injorante, e papërgjegjshme dhe përçarëse e jounifikuese, për hakmarrje politike mund të shkaktojë një termet të tillë në diplomaci.
“Në rastin tim hakmarrja dhe ataku i presidentes Osmani dhe ministres Gervalla Schwarz, ishte edhe më i ultë, i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës. Nga fakti që 11 ambasadorëve të tjerë të shkarkuar më 19 maj, ju vazhdua afati i kthimit për disa muaj, kurse mua me erdhi një vendim tjetër edhe me skandaloz, tipik mesjetaro – bizantin, më 26 maj që ta liroj zyrën dhe misionin tim më 27 maj, pra për një ditë! Kjo ishte jo vetëm fyerje, por sulm brutal institucional mbi misionin në Shkup,mbi imazhin, prestigjin,shëndetin dhe karrierën time mbi 30-vjeçare si pjesë e të gjitha ngjarjeve historike të ndodhura para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, kurse këto dy zonjat Osmani e Gervalla Schwarz sa e dijë unë njëra ishte në Australi e tjetra në Gjermani! Fakti qe bashkëshorti i zonjës Osmani ishte diplomat në Ambasadën e Kosovës ne Shkup, ditën e shkarkimit e ngrita si tendence të saj për të ardhur bashkëshorti i saj në krye të misionit dhe kjo në fakt ndodhi pas kthimit tim të kundërligjshëm dhe të dhunshëm për një dite!”, ka thënë Dedaj.
Më tutje, Dedaj ka thënë se diplomacia e Kosovës është në krizë dhe koma politike, për shkak të dy personave, presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
“Sa i përket ministres Gërvalla Schwarz nuk e kisha komentuar shumë sepse ajo nuk ka përvojë në intrigat politike, nuk ka punuar në Kosovë, nuk është dëshmuar se ka kapacitete dhe as njohuri për politikën e jashtme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është shndërruar në OJQ të Listës Guxo, e cila listë nuk ka asnjë relevancë në politikën kosovare! Thjeshte diplomacia e Kosovës është në krizë dhe koma politike, në kohën kur do ishte me rëndësi të ndodhte e kundërta”, ka thënë Dedaj.
Në këtë kontekst, Dedaj ka thënë se shkarkimi i Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvalles do ta shpetonte Kosovën.
“Në situata të pandemisë globale, kur Kosova mbanë medaljen e zezë për numrin e të vdekurve dhe të të infektuarve, pra është kampion botëror e kësaj tragjedie, dëshmon se pushtetet njëpartiake dhe moniste, nuk mund t’i përmbushin pritjet e qytetarëve të Kosovës. Andaj shkarkimi eventual i presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla Schwarz, do ishte shpëtim për agjendën kosovare ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme ose të krijohet një qeveri e gjerë e unitetit, deri në kalimin e kësaj gjendje tragjike dhe kaotike!”, ka thënë Dedaj.
Gazeta SCANNER: Z. Dedaj ka disa muaj që jeni shkarkuar nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Që nga ajo kohë Kosova është pa ambasador në Shkup dhe në disa shtete tjera mike. Keni folur shpesh herë në lidhje me këtë vendim, por mund të na thoni edhe një herë arsyet e këtij shkarkimi?
Gjergj DEDAJ: Siç është i njoftuar opinioni i gjerë më 19 maj 2021, presidentja Osmani, bëri shkarkim skandaloz të 12 ambasadorëve të Kosovës, në qendrat kryesore të shteteve mike botërore dhe në tërë rajonin. Ky shkarkim politik më shumë i ngjasonte një grusht-shteti në diplomacinë e brishtë të Kosovës, në kulmin e pandemisë, të ashtuquajturave bisedimeve me Serbinë.
Ky në fakt ishte shkarkim i cili ka dëmtuar rëndë edhe imazhin e Kosovës të shtetet pritëse, ngase një ambasador përveç verifikimit, akreditimit dhe akceptimit nga shteti i cili e dërgon, ai këto procedura detyrimisht duhet t’i kalojë edhe nga institucionet e shtetit pritës ku ai apo ajo do të shërbejë në krye të misionit.
– Tani kur nuk jeni duke ushtruar asnjë funksion shtetëror si jeni duke e parë diplomacinë e Kosovës? Vlerësoni se diplomacia e Kosovës është duke funksionuar si duhet?
Gjergj DEDAJ: Vetëm një klasë politike injorante, e papërgjegjshme dhe përçarëse e jounifikuese, për hakmarrje politike mund të shkaktojë një termet të tillë në diplomaci.
Në rastin tim hakmarrja dhe ataku i presidentes Osmani dhe ministres Gervalla Schwarz, ishte edhe më i ultë, i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës. Nga fakti që 11 ambasadorëve të tjerë të shkarkuar më 19 maj, ju vazhdua afati i kthimit për disa muaj, kurse mua me erdhi një vendim tjetër edhe me skandaloz, tipik mesjetaro – bizantin, më 26 maj që ta liroj zyrën dhe misionin tim më 27 maj, pra për një ditë! Kjo ishte jo vetëm fyerje, por sulm brutal institucional mbi misionin në Shkup,mbi imazhin, prestigjin,shëndetin dhe karrierën time mbi 30-vjeçare si pjesë e të gjitha ngjarjeve historike të ndodhura para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, kurse këto dy zonjat Osmani e Gervalla Schwarz sa e dijë unë njëra ishte në Australi e tjetra në Gjermani!
Fakti qe bashkëshorti i zonjës Osmani ishte diplomat në Ambasadën e Kosovës ne Shkup, ditën e shkarkimit e ngrita si tendence të saj për të ardhur bashkëshorti i saj në krye të misionit dhe kjo në fakt ndodhi pas kthimit tim të kundërligjshëm dhe të dhunshëm për një dite!
Parollat dhe përrallat elektorale të Listës Guxo për gjoja luftimin e nepotizmit u treguan se ishin gënjeshtra të kulluara parazgjedhore me te cilat në një shtet ligjor e demokratik do duhej të merreshin institucionet, por në një vend i cili po rrëshqet drejt diktaturës moniste edhe nuk mund të ndodhë!
Shkarkimi im brutal ka të ngjarë që u bë edhe me kërkesë të një vendi të tretë dhe për një arsye tjetër për të cilën do flas më vonë.
Unë kam kryer misionin tim në Shkup në mënyrë brilante dhe pa asnjë vërejtje. Për këtë skandal të largimit të dhunshëm për një ditë, i kam njoftuar institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadorët e akredituar në Shkup, Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë, institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe barazisë qytetare,politike dhe fetare.
Kam angazhuar edhe avokat nëse drejtësia në Kosovë nuk është e kapur dhe e influencuar dhe do kërkoj dëmshpërblim për krimin ndaj meje, në karrierë, prestigj, shëndet dhe familje!
– A besoni që kjo nomenklaturë ka kapacitete për ta avancuar politikën e jashtme të Kosovës? Çfarë vlerësimi keni për ministren Donika Gërvalla? A është e denjë sipas jush ta drejtojë politikën e jashtme të Kosovës?
Gjergj DEDAJ: Sa i përket ministres Gërvalla Schwarz nuk e kisha komentuar shumë sepse ajo nuk ka përvojë në intrigat politike, nuk ka punuar në Kosovë, nuk është dëshmuar se ka kapacitete dhe as njohuri për politikën e jashtme dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është shndërruar në OJQ të Listës Guxo, e cila listë nuk ka asnjë relevancë në politikën kosovare! Thjeshte diplomacia e Kosovës është në krizë dhe koma politike, në kohën kur do ishte me rëndësi të ndodhte e kundërta
Në situata te pandemisë globale, kur Kosova mbanë medaljen e zezë për numrin e të vdekurve dhe të të infektuarve, pra është kampion botëror e kësaj tragjedie, dëshmon se pushtetet njëpartiake dhe moniste, nuk mund t’i përmbushin pritjet e qytetarëve të Kosovës. Andaj shkarkimi eventual i presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla Schwarz, do ishte shpëtim për agjendën kosovare ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme ose të krijohet një qeveri e gjerë e unitetit, deri në kalimin e kësaj gjendje tragjike dhe kaotike!
– Do ta shohim Dedajn aktiv në jetën politike?
Gjergj DEDAJ: Unë jam në zenitin e përvojës sime politike, me bagazh të gjerë 30-vjeçar në politikën e bërjes së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, më shumë sakrifica dhe si ish-nënpresident i Internacionales Liberale me seli në Londër, do jap kontributin tim në promovimin e agjendave të integrimeve euro-atlantike të Kosovës! Pra, do vazhdojë të mbetem gjatë në politikën kosovare në interes të vlerave të barazisë, të drejtave njerëzore, etnike, fetare, gjinore dhe perspektives evropiane! /gazetaSCANNER/RTK