Biden i kundërpërgjigjet ISIS-it: Nuk do t’ju falim, do t’ju bëjmë ta paguani këtë

- in news21

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden i është drejtuar kombit, pas sulmeve në aeroportin e Kabulit ku mbetën të vrarë 12 ushtarë amerikan.

Biden tha se sulmi i sotëm demonstroi pse ai donte të kufizonte kohëzgjatjen e misionit të trupave amerikane në Afganistan, shkruan The Guardian, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.

Misioni ishte “i jashtëzakonshëm dhe i rrezikshëm”. Ne nuk do të pengohemi nga terroristët, do të vazhdojmë evakuimin tonë. ShBA do të vazhdojë të ekzekutojë këtë mision me guxim dhe nder për të shpëtuar jetë dhe për të nxjerrë amerikanët tanë, aleatët tanë afganë, nga Afganistani”, tha ai.

Në përgjigje të sulmit, Biden tha se ai u ka kërkuar komandantëve të kundërpërgjigjen.

“Unë gjithashtu kam urdhëruar komandantët e mi që të zhvillojnë plane operacionale për të goditur pasuritë, udhëheqjen dhe objektet kryesore të ISIS. Ne do të përgjigjemi me forcë dhe saktësi në kohën tonë dhe vendin që ne zgjedhim, e në një moment të zgjedhur po nga ne”.

“Unë kam udhëzuar ushtrinë për çfarëdo që ata kanë nevojë – nëse ata kanë nevojë për forcë shtesë, unë do ta jap”, tha Biden.

“Ne nuk do t’i falim, nuk do të harrojmë. Do t’ju mposhtim dhe do t’ju bëjmë të paguani”.

Presidenti Biden gjithashtu mbajti një minutë heshtje për ata që vdiqën në këto sulme./Reporteri.net/

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden i është drejtuar kombit, pas sulmeve në aeroportin e Kabulit ku mbetën të vrarë 12 ushtarë amerikan. Biden tha se sulmi i sotëm demonstroi pse ai donte të kufizonte kohëzgjatjen e misionit të trupave amerikane në Afganistan, shkruan The Guardian, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“. Misioni ishte “i jashtëzakonshëm dhe iRead More