XHAÇKA: KONFIRMIM SE KOSOVA SHTET ËSHTË NJË REALITET I PATJETËRSUESHËM

- in Lajme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka vlerësuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit duke i konsideruar si një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm.

 

Xhaçka në reagimin e saj e konsideron si ngjarje historike, vendosjen e marrëdhënieve  diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit dhe falënderon SHBA për mbështetjen.

“Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë mbështetje”, tha ajo. /RTK