HARADINAJ E MERR DOZËN E DYTË TË VAKSINËS: I LUS TË GJITHË TË VAKSINOHEN

- in Uncategorized

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

 

Ai i ka lutur qytetarët që të vaksinohen, ndërsa është shprehur mirënjohës për punën e mjekëve dhe infermierëve.

“Sot kam marrë edhe dozën e dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech. Në dobi të imunizimit, ndërprerjes së infeksioneve dhe vdekjeve, lus të gjithë qytetarët që të vaksinohen”, ka shkruar Haradinaj.

“Mirënjohës për punën e palodhur të mjekëve e infermierëve dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në imunizimin e popullatës”, ka shtuar ish-kryeministri.

The post HARADINAJ E MERR DOZËN E DYTË TË VAKSINËS: I LUS TË GJITHË TË VAKSINOHEN appeared first on Dielli News.