Dyshohet se Dardan Krivaqa është duke u fshehur në komunën e Gjilanit

- in news21

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa është në arrati, shkruan Insajderi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për vrasjen e 18-vjeçares me inicialet M.O.. Jashari tha se i dyshuari kryesor, D.K., shumë shpejtë do të arrestohet nga ana e policisë.

Sipas disa raportimeve në rrjetin social Twitte, dyshohet Dardan Krivaqa se momentalisht është duke u fshehur në Komunën e Gjilanit.

Kujtojmë që Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

M.O është dërguar ditën e djeshme pa shenja jete në Emergjencë të Ferizajt, nga i dyshuari D.K me të cilin sipas familjarëve viktima po bashkëjetonte, dhe nga A.S i cili tashmë është arrestuar./Insajderi.org/

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa është në arrati, shkruan Insajderi. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për vrasjen e 18-vjeçares me inicialet M.O.. Jashari tha se i dyshuari kryesor, D.K., shumë shpejtë do të arrestohet nga ana e policisë.Read More