DY NDESHJET E SOTME NË SUPERLIGËN E KOSOVËS, KAMPIONI PËRBALLË MALISHEVËS

- in Sport

Edicioni i ri garues 2021/22 i Superligës së Kosovës nisi dje me tri ndeshje mjaftë interesante ku Drita fitoi me përmbysje ndaj Feronikelit, kurse Gjilani dhe Llapi i ndalën me barazim ndaj Drenicës përkatësisht Ulpianës.

Sot, elita e futbollit vendor vazhdon edhe me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante, përcjellë KosovaPress.

Kampioni në fuqi Prishtina do të ballafaqohet me skuadrën e promovuar sivjet në Superligë, Malishevën me fillim nga ora 17:00.

Në po të njëjtën orë do të ballafaqohen dhe Ballkani me Dukagjinin në Suharekë./KP