Nga nesër Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë. Andaj, Gjermania ka ndërmarr disa masa për kosovarët që ia mësyjnë këtij vendi.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, njofton se nga nesër hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova, duke përfshirë regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt Gjermanisë.
Njoftimi i plotë i publikuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë:
📣+++ ‼️ME RËNDËSI: Nga data 22.08.2021, ora 0:00 Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë +++ Hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova +++ Regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt 🇩🇪 Gjermanisë +++
Për shkak të incidencës së tejet të lartë të COVID-19 në Kosovë, Gjermania sërish e kategorizon Kosovën si rajon me rrezikshmëri të lartë. Për udhëtimet drejt Kosovës sërish vlenë paralajmërimi për udhëtim. Ministria e Jashtme Federale paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Kosovës.
Njëkohësisht duke filluar nga e diela, për personat pa nënshtetësi të një shteti të BE-së, pa vendbanim dhe lejeqëndim në një shtet të BE-së vlejnë sërish kufizimet e udhëtimit që kanë qenë të vlefshme deri në fillim të korrikut. Përjashtim bëjnë vetëm personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19. Më shumë informata gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/…/ser…/visa-einreise/-/2321586
Nga e diela, 22.08.2021, ora 0:00 gjatë udhëtimeve (kthyese) drejt Gjermanisë për udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit kanë qëndruar në Kosovë vlenë:
· Regjistrimi i udhëtimit: Para udhëtimit hyrës duhet të plotësohet një regjistrim dixhital i udhëtimit në ëëë.einreiseanmeldung.de
· ‼️Detyrimi për izolim: Udhëtarët, të cilët nuk kanë dhe nuk e bashkangjesin një dëshmi të një vaksinimi të plotë, apo shërimi nga infektimi në 6 muajt e fundit në portalin „Einreiseanmeldung“, i nënshtrohen një izolimi 10-ditor pas udhëtimit hyrës. Përfundimi i parakohshëm i izolimit është i mundur me një rezultat të testimit negativ të bërë jo më herët se 5 ditë pas udhëtimit hyrës. Rezultati i testimit duhet gjithashtu të bashkangjitet në portalin „Einreiseanmeldung“.
· Edhe më tej vlenë që ju që gjatë udhëtimit hyrës ✈️🚘🚊🚢 drejt Gjermanisë duhet të paraqitni një test negativ për COVID-19 Test, një dëshmi të vaksinimit, apo të shërimit./KP