Ka arritur në Kosovë kontingjenti i parë prej 35 mijë e 100 vaksina, donacion prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se vetëm të vaksinuar mund të jemi të sigurtë. Në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Osmani tha se vaksinimi është shansi më i sigurtë për të triumfuar ndaj Covid-19.
“Në muajin mars i jam drejtuar presidentit Biden me kërkesën që ta na ndihmojë me sigurimin e vaksinave. Isha e bindur që presidenti Biden do ta kuptonte drejt dhe do të bashkëndjejnë një situatë të tillë, meqë administrata e tij e ka prioritet vaksinimin”, tha Osmani.
Sipas saj,
“Sot triumfon solidariteti dhe rikonfimohet miqësia e fortë mes SHBA-së dhe Kosovës. Nuk mjafton vetëm arritja e vaksinave sepse synimi ynë është të krijojmë ambient të sigurtë për qytetarët, andaj të sigurtë mund të jemi vetëm kur vaksinohemi të gjithë. Të gjithë duhet të vaksinohemi? Mënyra e vetme për të shpëtuar jetë, për të zvogëluar dhimbjen dhe për t’i ndihmuar ata që po përballen me pandeminë. Vaksinimin është shansi ynë më i sigurtë për të ngadhënjyer ndaj virusit. Të shpëtojmë jetë, ta shpëtojmë ekonominë tonë, ta shpëtojmë të ardhmen tonë”, shtoi Osmani.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po përballemi me valën më dramatike të virusit, variantin Delta.
“Po përballemi me një pandemi shumë të vështirë, zgjidhja përfundimtare e së cilës është vaksinimi. Le të tregohemi të përgjegjshëm për vetën dhe njerëzit tonë të afërt duke respektuar masat dhe duke u vaksinuar, kjo është rrugëdalja”, tha Kurti.
Ambasadori i ShBA-ve Philip Kosnett tha se vetëm të bashkuar mund ta mposhtim virusin COVID-19./KP