PROKURORIA KËRKON NJË MUAJ PARABURGIM NDAJ PERSONIT PËR NXITJE TË PËRÇARJES

- in Lajme

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata, ndaj të pandehurit H.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 12 gusht, në Gjakovë, pikërisht brenda një hoteli, ku i pandehuri H.M., gjatë promovimit të librit të tij, nxit dhe publikisht përhap urrejtje dhe përçarje.

Në mesin e përmbajtjen të këtij libri, janë të shkruara disa poezi si, “Qohu Enver”,

“Shporruni njëherë e përgjithmonë”, dhe “Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prish rendin publik në Republikën e Kosovës.

Prokuroria nëpërmjet një komunikate thotë se ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 14 gusht 2021./KP