Gjatë mbrëmjes së sotme pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë më të ngarkuara.
Kolona me automjete në pikën kufitare Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës nga ora 21.29, është 10-15 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur 5 deri 10 minuta.
Radhë më e gjatë është në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona deri në 200 metra e gjatë dhe pritjet janë 40-50 minuta.
Ndërkaq në Vërmicë ka kolonë prej 50-70 metra dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta./KP