AKSIDENT I RËNDË NË GRASHTICË TË PRISHTINËS, PESË TË LËNDUAR

- in Lajme

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku sot rreth orës 16:00 në Grashticë të Prishtinës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot, rreth orës 16:00, në fshatin Grashticë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./KP