Një person është arrestuar dje në Gjakovë, pasi që dyshohet se në librin e tij ka elemente të nxitjes e përçarjes dhe mosdurimit.
Njësitë përkatëse policore për procedura të mëtutjeshme hetimore kanë sekuestruar disa libra. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet/KP