Boksieri kosovar Luan Morina do të ndeshet më 17 gusht në çerekfinale kundër hungarezit Horvath Laszio, pasi sot ai mposhti me meritë bjellorusin Sabaleuski Saveli në të tetën e finales së evropianit për shkollarë që po mbahet në Sarajevë – 10-21 gusht.
Morina në kategorinë me peshë 66 kilogramë zhvilloi një luftë të fortë në të tri rundet dhe fitoi me meritë me rezultat 3:2.
Ndërsa boksieri tjetër kosovar në këtë kampionat, Rigon Demaku pësoi humbje nga rusi Kalaganov Dmitri me përvojë.
Trajneri Faton Xhakli u nda i kënaqur me boksin që tregoi Luan Morina dhe beson në fitoren e radhës për medalje./KP