PËRMBYLLET DOKUFEST, “NJË FËMIJË” NGA BEKIM GURI ZGJIDHET FILMI MË I MIRË KOMBËTAR

- in Kult

U përmbyll sonte edicioni jubilar i 20-të i festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest.

Për një javë rresht në këtë festival u shfaqën rreth 200 filma e dokumentarë nga e gjithë bota, ndërsa qyteti i Prizrenit u bë vendtakim i dhjetëra mijëra vizitorëve.

Kryeministri Albin Kurti në ceremoninë përmbyllëse ndau çmimin për filmin në garën kombëtare.

Filmi “Mardhë” nga regjisorja Flaka Kokolli mori mirënjohje speciale, ndërsa filmi “Një fëmijë” nga regjisori Bekim Guri u zgjodh filmi më i mirë kombëtar.

Në fjalën e tij gjatë ndarjes së çmimeve, Kurti tha se ky festival, i cili mbështetet në punën e palodhshme të vullnetarëve që ndihmojnë në realizimin e tij, është rritur shpejt dhe shumë si pak çka tjetër në Kosovën e pasluftës./KP