MAN. UTD, CHELSEA E LIVERPOOLI E NISIN SOT PREMIER LIGËN, JA RIVALËT E TYRE

- in Sport

Premier Liga e Anglisë e ka nisur të premten edicionin e ri garues 2021/22 me ndeshjen ndërmjet Brentfordit dhe Arsenalit kur “Topçinjt” pësuan humbje me rezultat 2-0.

Elita e futbollit anglez do të vazhdoj sot me shtatë ndeshje të tjera, ku përveç Manchester Cityt, do të jenë në aksion të gjitha ekipet tjera të mëdha, përcjellë KoosvaPress.

Me fillim nga ora 13:30 Manchester United e pret në “Old Trafford” skuadrën e Leeds United.

Më tutje, nga ora 16:00, Chelsea i trajnerit Thomas Tuchel do të ballafaqohet në “Stamford Bridge” me Crystal Palace.

Ndërsa Liverpooli i Jurgen Klopp do ta nis sezonin e ri me sfidën si mysafir i Norëich Cityt./KP