RAMUSH TAHIRI DHA KONTRIBUT EDHE NË PROFESIONIN E GAZETARISË

- in Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri.

AGK thekson se krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri

Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri.

Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja.

Krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

AGK e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri. /KP