EDHE NESËR NXEHTË, PARASHIKIMI I MOTIT PËR TË SHTUNËN

- in Lajme

Nesër pritet moti i nxehtë dhe me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë.

 

Do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.