Prishtina është duke e zhvilluar ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt.
Ajo që ka shqetësuar të gjithë adhuruesit e futbollit kosovare dhe tifozët e kësaj skuadre është fakti se kjo ndeshje nuk po transmetohet ne televizionet kosovare, përcjellë KosovaPress.
Para pak çasteve, klubi nga kryeqyteti ka lëshuar në njoftim zyrtar përmes të cilit ka dhënë arsyet për mostransmetimin e ndeshjes.
Ja njoftimi i plotë:
Njoftim rreth transmetimit të ndeshjes Bodo/Glimt – FC Prishtina
Dëshirojmë të njoftojmë tifozët e klubit FC Prishtina dhe futbolldashesit në të gjithë Kosovën se ndeshja Bodo/Glimt/ Prishtina nuk do te transmetohet ne kanalet e Artmotion dhe Klan Kosova.
Arsyeja sipas Artmotion është se shuma e kërkuar nga operatori norvegjez prej 5 mijë eurove dhe se transmetimi i tejkalon mundësit e tyre buxhetore.
Në emër te FC Prishtinës kërkojmë falje për mos transmetimin e ndeshjes dhe ju sigurojmë që një gjë e tille nuk do te përsëritet edhe sikur te paguajmë nga buxheti i klubit për transmetimin e ndeshjeve te radhës në garat ndërkombëtare.
Me respekt, FC Prishtina/KP