Fjolla Morina u arrestua javë më parë në Prishtinë, pasi që ajo është e dënuar me 6 vjet heqje lirie në mungesë për veprën penale trafikim të lëndëve narkotike.
Gjykata e Prishtinës mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, meqë këngëtarja kërkohet nga autoritetet shqiptare.
Por sot një foto e postuar nga bashkëshorti i saj Fisnik Syla, ngriti dyshimet se Fjolla Morina mund të ketë dalë nga burgu. Sot vajza e saj e vogël Alayah feston 6-vjetorin e lindjes dhe Fisniku ka postuar një foto ku e mban të voglën në krah ndërsa krah tij ndodhet edhe Fjolla.
Nuk dihet nëse Fjolla Morina ka dalë nga burgu apo kjo është një foto e vjetër e tyre, por duhet theksuar se çifti e kanë bërë publike lidhjen e tyre në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërsa në profilin e Instagramit të këngëtares nuk ka asnjë postim për ditëlindjen e vajzës së saj dhe posti i fundit ka qenë i muajit korrik./KP