“BIRRA PEJA” NJOFTON TËRHEQJEN NGA FESTA E BIRRËS NË KORÇË – SHKAK PREZENCA E BREGOVICIT

- in Lajme

Vazhdon të jetë shumë e komentuar ngjarje vjetore e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë.

Ky festival i birrës i cili parashikohet të organizohet në datat 18-22 gusht, ka marrë vrull kritikash në rrjetet sociale, për faktin se ata kanë ftuar për të performuar në një prej netëve artistin boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic.

Cila është befasia më e mirë në çdo ndejë të shoqërisë?

Pasi reagimeve nga shumë artistë (disa prej të cilëve edhe janë tërhequr nga pjesëmarrja e paracaktuar në këtë festival) – reagimet duket se po vazhdojnë edhe nga bizneset, të cilat mbështesin apo janë partnerë të këtij organizimi.

“Birra Peja” e cila ishte parashikuar të ishte pjesë e Festës së Birrës në Korçë me ofrimin dhe promovimin e produkteve të tyre, kanë bërë të ditur se kanë tërhequr pjesëmarrjen e tyre nga kjo ngjarje.

Përmes një letre publike të hedhur në rrjetet sociale, “Birra Peja” njoftojnë se arsyeja e largimit të tyre nga ky festival është pjesëmarrja e artistit boshnjak si i ftuar special.

“Në momentin që kemi kuptuar se Festivali i Birrës në Korçë ka ftuar këngëtarin Goran Bregovic të performojë, Birra Peja është tërhequr nga pjesëmarrja dhe mbështetje e këtij festivali. Ne besojmë që Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar një atmosferë miqësore mes të gjithëve, andaj edhe jemi të hapur për të mbështetur iniciativat tjera argëtuese për të zëvendësuar këtë festival, e juaja, Birra Peja”, kanë shkruar kompania gjigante e prodhimit të birrave në njoftimin e tyre./Telegrafi