MESSI LARGOHET NGA BARCELONA

- in Sport

Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore, rregulloret e Ligës Spanjolle, ka bërë të ditur klubi katalonas në një postim në Facebook.

Si rezultat i kësaj situate, thuhet më tej në njoftim se Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona.

“Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht. FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e tij për lojtarin për kontributin e tij në madhështimin e klubit dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në postim./KP