PRISHTINA-BODO/GLIMT, NDESHJA E PARË E RAUNDIT TË TRETË TË UEFA CONFERENCE LEAGUE

- in Sport

Futbollistët e Prishtinës do të vazhdojnë sot ëndrrën për në garat evropiane, në përballjen si vendës kundër kampionit të Norvegjisë, FK Bodo/Glimt.

Takimi i sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, ku do të jetë i vlefshëm për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League, përcjell KosovaPress.

Prishtina fillimisht u eliminua në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve nga Ferencvarosi, ku brenda dy ndeshjeve rezultati i përgjithshëm ishte 6:1 në favor të gjigantit hungarez.

Pas eliminimit, skuadra prishtinase vazhdoi garat direkt në raundin e dytë të UEFA Conference League, ku brenda dy ndeshjeve kundër uellsianëve të Connah’s Quay Nomads shënoi fitore me rezultat të përgjithshëm 6:5./KP