RRAHEN MES VETE DY VËLLEZËR NË FERIZAJ

- in Lajme

Dy vëllezër në Ferizaj janë rrahur mes vete.

Policia tregon se të dy ishin nën ndikim të alkoolit.

Të dy vëllezërit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë (vëllezër) pasi që kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrit, të dyshuarit kanë qenë në ndikim të alkoolit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP