SHTATË MITET RRETH PREDIABETIT

- in Shëndetësi

Prediabeti gjendet në 1 nga 3 njerëz dhe ky person me prediabet mund të jemi cilido prej nesh ose më të dashurit tanë

Ka shumë mite lidhur me prediabetin dhe ndonjëherë njerëzit zor se mund t’i dallojnë këto mite nga faktet e vërteta.

Keqinterpretimet lidhur me prediabetin mund të jenë të rrezikshme, derisa informacionet e sakta mund ta ndryshojnë jetën tonë për të mirë.

Më poshtë janë disa mite për prediabetin të cilat mund t’i interpretoni karshi fakteve e të vërtetave dhe të merrni vendimin më të duhur për shëndetin tuaj.

Miti 1: “Nëse ke prediabet, domosdoshmërisht herët a vonë do ta kesh diabetin”

Statistikat thonë se shumica e njerëzve me prediabet zhvillojnë përfundimisht diabet, por ekziston një ndryshim!

Njerëzit të cilët nuk ndërmarrin asnjë veprim lidhur me prediabetin e tyre duhet të jenë gati të sigurt që do ta marrin diabetin tip 2, derisa njerëzit me prediabet të cilët e menaxhojnë situatën përmes ndryshimit të mënyrës së të jetuarit (ndonjëherë edhe barnave) e ulin rrezikun për 50%.

Është shumë me rëndësi që të menaxhohet prediabeti, sese edhe nëse nuk mund të shmanget krejtësisht, por shtyhet shfaqja e diabetit, ky është një përfitim i madh, sepse ndihmon në uljen e komplikimeve të diabetit.

Miti 2: “Vetëm të moshuarit duhet të merakosen për diabetin”

Është e vërtetë që rezistenca insulinike (e cila e rrit sheqerin në gjak dhe shkakton diabetin) rritet me moshën, por kjo rezistencë e rritur mund ta shkaktojë prediabetin dhe diabetin edhe tek të rinjtë./Telegrafi