GJENDET I VDEKUR NJË PERSON NË PRISHTINË

- in Lajme

Një person pa shenja jete është gjetur në banesën e tij në Prishtinë.

Ai u gjet alivanosur pasditen e së premtes. Policia njofton se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur i alivanosur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia nëpërmjet raportit 24 orësh./KP