Zona e Karaburunit vijon të përfshihet prej dy ditësh nga një zjarr masiv, që po intereson sipërfaqe të mëdha, ndërkohë që zjarri sinjalizohet edhe në zonën e Kaninës.
Temperaturat e larta, pakujdesia por edhe aksione të qëllimshme mund të jenë arsyet e kësaj gjendje të rëndë mjedisore, edhe pse nuk po mungon angazhimi i forcave zjarrfikëse.
Sipas burimeve, 8 forca të tilla janë të pranishme këto orë në Karaburun, duke luftuar kundër vatrave aktive.
Flakët shihen qartësisht edhe nga plazhet e populluara të Radhimës, duke shkaktuar jo pak shqetësim te turistët. /KP