HISTORIKE: NORA I SJELLË KOSOVËS EDHE NJË MEDALJE TË ARTË

- in Sport

Xhudistja Nora Gjakova ka arritur ta bëjë përseri Kosovën që të shkëlqejë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar finalen që ia siguron medaljen e artë.

Nora në finale është ndeshur me xhudistën nga Franca, S.L. Cysique.

Nora në kategorinë -57 kg, ka mundur edhe japonezen Tsukasa Yoshida, Kaja Kajzer nga Sllovenia dhe holandezen, Sanne Verhagen.

Kjo është medalja e dytë e artë që ka siguruar Kosova në Lojëra Olimpike Tokio 2020, pasi ishte edhe Distria Krasniqi, ajo që sigurojë një të tillë në kategorinë -48 kg./KP