Shkurte Gashi e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet së bashku me partnerin e saj, Albert Limani.
Këngëtarja e shumë hiteve deri më tani është kujdesur që ta mbajë të fshehtë jetën e saj personale.
Lidhur me njeriun që ia ka rrëmbyer zemrën u mësua më shumë, pasi artistja bë nënë për herë të parë në fund të vitit të kaluar./Telegrafi
Ajo dhe Alberti pritën në jetë një djalë, gjersa çdo gjë gjatë shtatzënisë ishte bërë në mënyrë të sekrete dhe më pas publiku u njoh edhe me dashurinë e saj.
Në një fotografi të re, çifti paraqiten pranë një pianoje në një hotel të Shkup dhe ndërkohë që këngëtarja qëndron ulur, partneri i saj ndodhet në këmbë.
Shkurtja ja zgjedhur të mos bëjë ndonjë përshkrim të fotografisë, por thjesht e ka etiketuar Albertin. /Telegrafi/