Një person i gjinisë mashkullore është plagosur me armë zjarri në fshatin Penuh të Komunës së Podujevës.
Dyshimet e para, bazuar edhe në deklarimet e të plagosurit, është se drejt tij ka shtënë një person me të cilin kishin një problem të mëhershëm.
I dyshuari pas kryerjes se veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati.
I plagosuri gjendet në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën mbrojtje të policisë.
Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile./KP