Dy xhudistët kosovarë Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova kanë parakaluar me flamurin e shtetit tonë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Ceremonia e fillimit të Lojëra Olimpike po zhvillohet aktualisht në Tokio, por pa spektatorë.
Kosova në Lojërat Olimpike do të përfaqësohet nga gjithsej 11 sportistë, ku gjashtë prej tyre do të jenë femra ndërsa pesë do të jenë meshkuj.
Me një vit vonesë, edicioni i 32-të i Olimpiadës, u hap sot përpara perandorit japonez, Naruhito.
Garat do të zhvillohen deri më 8 gusht dhe do të ketë 11 000 atletë në garë, pavarësisht virusit, i cili vazhdon të jetë agresiv./KP