Me 39 vota Dragan Çirkoviq nga komuniteti serb ka arritur të emërohet anëtar i tretë i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Në raundin e parë të votimit Ivan Raduloviq nga komuniteti serb arriti të siguroj 77 vota për tu bërë anëtar i Bordit të RTK-së, ndërsa Sead Mujovi arriti të jetë pjesë e këtij bordi me 72 vota.
Votat të mjaftueshme për të qenë anëtar të këtij bordi nuk arritën të siguronin Mirjana Simiq dhe Ismajl Ramoviq dhe Nelica Vojkoviq. /KP