PSD NUK MERR PJESË NË ZGJEDHJET LOKALE

- in Lajme

Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Dardan Molliqaj ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Këtë vendim PSD thotë se e ka marr pas analizës e diskutimeve brenda strukturave.

Ky është njoftimi i PSD-së:

Pas analizës e diskutimeve brenda strukturave, PSD ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021.

Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlamentare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë.

Njëkohësisht, sot i kemi deleguar, Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Komunën e Kamenicës. Secili vlerësim i tyre, është i pranueshëm për ne./KP