ARRESTOHET I DYSHUARI, SEKUESTROHET ARMA

- in Lajme

Një 33 vjeçar me inicialet B. G, është arrestuar sot në fshatin Llukarë të Prishtinës, pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Kurse, pas kontrollit, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroi një revole.

Sipas policisë, gjatë kontriollit janë konfiskuar edhe njëzetepesë copë fishek, kalibër 7.62 mm.

“Ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” për tu proceduar më tej në procedurë. Së këndejmi ju sigurojmë që të gjitha nivelet e policisë në kuadër të drejtorisë rajonale të Prishtinës, me përkushtim të lartë po kryejnë detyrat zyrtare me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale krejt kjo me qëllim të krijimit të rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e policisë./KP