GJENDET I VARUR NË LITAR NJË PERSON NË SUHAREKË

- in Lajme

Një person është gjetur i varur në litar nga familjarët e tij në fshatin Studeçan të Komunës së Suharekës.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Informacionin e kemi pranuar nga qendra emergjente se një person gjendet pa shenja jete. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur i varur në litar”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka thënë se me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion./KP