Kampionati Evropian i futbollit Euro 2020 përfundoi para pak ditësh me Italiën që u shpall kampion pasi e mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.
Ky turne dhuroi emocione të shumta, spektakël, befasi por nuk munguan as rastet trishtuese siç ishte ai me mesfushorin e Danimarkës Christian Eriksen i cili pësoi arrest kardiak dhe mbeti pa ndjenja në fushë gjatë lojës kundër Finlandës, përcjellë KosovaPress.
Por, në Euro 2020 nuk munguan as golat spektakolar duke filluar nga ai i Xherdan Shaqirit, Lewandowskit, De Bruyne e Insignes.
Më poshtë mund t’i ndiqni 10 golat më të bukur nga Euro 2020./KP