Transferimi i Granit Xhakës te Roma po shkon drejt dështimit për shkak se Arsenali nuk po arrin ta gjejë një zëvendësues adekuat të tij në mesfushë.
Reprezentuesi i Zvicrës ka lënë të kuptohet në disa deklarata se dëshiron të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar.
Por lëvizja e tij duket të jetë më e komplikuar sesa ishte parashikuar në fillim, me “Topçinjtë” që kanë refuzuar ta lejojnë largimin e tij para se të gjendet një lojtarë që do ta mbulonte pozitën e tij, përcjellë KosovaPress.
Xhaka ka luajtur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta sezonin e kaluar, duke humbur vetëm shtatë ndeshje të Premierligës gjatë gjithë sezonit.
Ai ishte një nga lojtarët më të qëndrueshëm në skuadrën e Artetas dhe madje u angazhua edhe si mbrojtës i krahut të majtë pas lëndimit të Kieran Tierney.
28 vjeçari është lidhur shumë me një transferim te Roma, aty kur po e kërkon me ngulm trajneri i ri Jose Mourinho i cili ka ofruar 12 milionë euro për shërbimet e tij, por që duket se tani situata është e bllokuar nga ana e Arsenalit dhe ky operscion edhe mund të dështojë/KP