Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur në Komunën e Deçanit ku po dyshohet që qindra qytetarë u helmuan nga uji. Pas kësaj situate të krijuar, në Decan ka shkuar edhe ministri i Shëndetësisë (MSh) Arben Vitia dhe më pas pritet të shkoj edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shkuar në Deçan, më pas do të shkoj edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Të dy ministrat pritet që të kenë edhe adresim për media”, tregoi Kryeziu.
Ndërkohë që Komuna e Deçanit, sot ka shpallur gjendje emergjente.
/KP