Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pas gjendjes së krijuar të helmimit të qytetarëve që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijes, mori vendim për shpalljen e gjendjes emergjente në tërë territorin e komunës.
Pas këtij vendimi, obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për ngritjen e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situate emergjente të ndodhur pas helmimeve të fundit.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, Drejtoria për Financa e Komunës së Deçanit, Drejtoria për Mbrojtjes, Njësia Zjarrfikëse dhe e shpëtimit, Drejtoria për Inspeksion, KRU “Hidrodrini” dhe NPL “Higjiena” janë obliguar të punojnë me kapacitete të plota njerëzore dhe humane për t’u dalë në ndihmë qytetarë të Komunës së Deçanit.
Ndryshe, rreth 900 persona kanë kërkuar ndihmë nga e shtuna në QKMF Deçan me dyshimet për helmim nga uji./KP