Ka pak ditë që është publikuar në treg por për këtë kohë ka arritur të pëlqehet në masë të madhe.
Bëhet fjalë për “Dale” – këngën e re të Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës, që është shndërruar në hit të kësaj kohe.
Projekti, i lansuar më 3 korrik, deri më tani ka grumbulluar mbi 12 milionë klikime në platformën YouTube.
Madje është bërë ‘trend’ në Shqipëri duke zënë vendin e parë e po të njëjtin edhe në Zvicër./Telegrafi