RRAHU TË FEJUAREN PËR SHKAQE XHELOZIE

- in Lajme

Një grua në Dragash është rrahur nga i fejuari i saj. Deri te rrahja raportohet të ketë ardhur për shkak të xhelozisë.

Nga policia kanë treguar se e fejuara pas rrahjes ka pranuar tretman mjekësor.

“Me datë 10.07.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, i dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, deri te përdorimi i forcës dyshohet se ka ardhur si pasoj e xhelozisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KP