Së fundmi ka pasur raportime të shumta se Lionel Messi është duke menduar për një kalim në klubin parisien Paris Saint-Germain.
Messi akoma nuk ka nënshkruar një kontratë të re rinovimi dhe kësisoj ai pritet të jetë një agjent i lirë në verën që po vjen.
Tani, ka spekulime të shumta mbi largimin e tij dhe thuhet se njëri ndër klubet e vetme që mund të përballojë pagën e argjentinasit është PSG.
Në një intervistë, trajneri Mauricio Pochettino ka thënë për Messin: “Lojtarët e mëdhenj përshtatën në çdo ligë dhe në çdo ekip”.
Mirëpo, ai shpesh herë u mundua që t’iu shmanget pyetjeve mbi kapitenin e Barcelonës, duke thënë se mund të keqinterpretohet ajo se çfarë ai thotë. ,RTK