Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, feston sot ditëlindjen e 25-të.
Me këtë rast i është organizuar një festë madhështore në Tiranë me miqtë dhe të afërmit e saj.
Derisa po kremton ditën e saj speciale, Eni ka ndarë imazhe e video të ndryshme në rrjetet sociale.
Në një nga fotografitë e fundit ajo shfaqet përkrah të fejuarit të saj, reperit Genc Prelvukaj.
“Me gjysmën time më të mirë”, ka shkruar ajo../Telegrafi